Misioni
Instituti — Lëvizja Arsimore për Përparim, Etikë, Civilizim dhe Integrim — është një organizatë analitike e pavarur me seli në Prishtinë. Misioni ynë është të stimulojmë zhvillimin ritmik të shoqërisë kosovare përmes raporteve objektive, të paanshëme dhe të pa ndikuar nga çdo faktor i jashtëm, emocional ose anatomik.
Aproksimi ynë
Ne nuk besojmë në opinione. Ne besojmë në variabla. Çdo publikim prodhohet nga Departamenti i Analizës Socio-Politike, i cili përpunon vëllime të mëdha të dhënash dhe i shpreh gjetjet në gjuhë institucionale të standardizuar.
Ky institut është një organizatë satirike. Publikimet janë humor dhe nuk duhen interpretuar si raporte reale politikash.
Vlerat tona
- Etika — e matshme, e raportueshme dhe plotësisht e pajisur me indekse.
- Përparimi — i vazhdueshëm, ritmik dhe, kur është e mundur, drejt Perëndimit.
- Integrimi — evropian, social dhe, sa më shpesh të jetë e mundur, i plotë.
- Qasja e fokusuar — ne identifikojmë pikat e saktë të stimulimit të shoqërisë dhe i prekim ato me kujdes metodologjik.