Projektet aktive
1. Integrimi me Ritëm — Faza III
Projekt trevjeçar për monitorimin e ritmit të integrimit evropian të Kosovës. Departamenti i Analizës mat çdo javë shpejtënë mesatare të progresit dhe e krahason me ritmin e rekomanduar nga Brukseli. Gjetjet deritanishëse: ritmi ekziston, ndonjëherë.
2. Stimulimi i Bashkësive të Negociatës
Program i financuar konceptualisht nga Fondacioni për Hapësira të Hapura, që synon identifikimin e zonave sensitive të shoqërisë dhe aplikimin e stimujve të dosuar mbi to. Rezultatet publikohen vetëm pasi presioni të jetë lehtësuar në mënyrë të kontrolluar.
3. Hapësira të Sigurta për Dialog
Iniciativë për krijimin e hapësirave të sigurta dialogu midis institucioneve dhe qytetarëve. Hapësira e parë virtuale u hap në janar dhe tashmë ka pësuar një rënie të lëvizshmërisë prej 100%, e cila trajtohet si tregues pozitiv stabiliteti.